Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka njoftuar se 10 fëmijë me probleme në zemër janë operuar nga një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Italia, shkruan Gazeta Metro.
Në njoftim thuhet më tutje se janë ekzaminuar edhe 153 fëmijë të tjerë.
“Një ekip i mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italia, të cilët shërbyen në kuadër të shoqatës ndërkombëtare “Gift of Life”, në kuadër të misionit“Goli”, kanë operuar 10 fëmijë me probleme në zemër në QKUK dhe kanë ekzaminuar 153 fëmijë të tjerë”, thuhet në njoftim.
Përzgjedhja e fëmijëve për operacion dhe ekzaminime është bërë nga Klinika e Pediatrisë në QKUK.
Më poshtë njoftimi i plotë nga SHSKUK. /gazetametro.net