Loading…

Opozita bojkoton Thaçin

  • 22/12/2016 | 16:28

Opozita bojkoton Thaçin

Siç është zakon, presidenti u adresohet çdo fundvit deputetëve të Kuvendit. Mirëpo, këtë gjë, presidenti Hashim Thaçi, nuk do të mund ta bëjë për të gjithë deputetët e kësaj legjislature, pasi opozita është deklaruar se do ta bojkotojë këtë fjalim, shkruan Gazeta Metro.


Tri partitë opozitare, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, kanë bërë të ditur se nuk do të marrin pjesë në këtë seancë.

Të parët që kanë konfirmuar bojkotin, kanë qenë AAK-ja e Ramush Haradinajt.
“Ne si AAK nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë Teuta Haxhiu, deputete nga radhët e AAK-së.

Gjithashtu, edhe shefja e grupit parlamentar të Nismës për Kosovën, Valdete Bajrami, ka bërë të ditur se bojkot ndaj Thaçit do të bëjnë edhe partia e saj. “Jo, nuk do të marrim pjesë në seancë”, ka thënë ajo.

E, të fundit që kanë konfirmuar bojkotin ndaj Thaçit, kanë qenë partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje.
Shkodran Hoti, zëdhënës i VV-së, ka konfirmuar bojkotin ndaj Thaçit, duke u kompletuar bojkotimin e gjithë opozitës ndaj presidentit të vendit.

Ndryshe, nesër presidenti Thaçi do t’u drejtohet deputetëve të Kuvendit të Kosovës, në ora 11:00./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë