Përseri shtyhet diskutimi i buxhetit në Komisionin për buxhet dhe financa, i cili ka të bëjë me Projektligjin e buxhetit 2017 të Kosovës.
Kryetari i Komisionit, Naser Osmani, tha se shtyrja bëhet deri sa partneri i koalicionit ta artikulojë kërkesën edhe ta sjellë atë të shkruar.
Në mbledhje ka munguar Safete Hadërgjonaj, anëtare e Komisionit nga radhët e PDK-së.
Shqipe Pantina nga Vetëvendosje the se nuk do të rrijë në mbledhje për shqyrtim të pikave të tjera nëse nga rendi i ditës është hequr buxheti.
Kjo është hera e katërt që shtyhet diskutimi për projektligjin për vitin 2017./gazetametro.net