Loading…

Opozita: Dialogu me Serbinë të ndërpritet, ose…

  • 21/02/2017 | 08:27

Opozita: Dialogu me Serbinë të ndërpritet, ose…

Partitë opozitare në vend e kanë hedhur poshtë mundësinë për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë – Beograd, të mbajtur në Bruksel.


 

Së fundmi një ftesë për pjesëmarrje në bisedime këto parti e morën nga shefi i Qeverisë, por këto subjekte e eliminojnë një gjë të tillë madje e quajnë absurd veprimin e tillë të Mustafës, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Në anën tjetër, në ekzekutivin e vendit po shihet si një mundësi e mirë inkuadrimi i opozitës në dialogun me palën serbe.

Ndërsa analistët në vend e quajnë të pavend e të pandershme ftesën  e Mustafës sepse, siç thonë ata, një gjë e tillë është dashur të bëhet qysh në fillim të dialogut e jo tash kur bisedimet po vijnë drejt fundit.

Lëvizja “Vetëvendosje” (LVV) e vlerëson si të pakuptimtë thirrjen e Mustafës për pjesëmarrje në dialogun Prishtinë – Beograd.

Deputetja e këtij subjekti, Albulena Haxhiu, potencon se partia që ajo përfaqëson nuk do ta pranojë thirrjen e Mustafës.

“Këto negociata duhet të ndërpriten sepse të njëjtat e kanë forcuar pozicionin e Serbisë përbrenda Kosovës dhe në anën tjetër kanë dëmtuar interesat e qytetarëve dhe të Republikës”, ka thënë ajo.

Se dialogu në Bruksel duhet të ndërpritet dhe nuk duhet të vazhdojë as në versionin që e ka dhënë Mustafa mendojnë edhe në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Ky subjekt ka thënë për gazetën “Zëri” se nuk e përkrahin formën e tanishme të bisedimeve.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë