Loading…

Opozita e Ferizajt kërkon që në mbledhjen e Kuvendit Komunal të debatohet për klubet sportive

  • 30/10/2019 | 11:11

Opozita e Ferizajt kërkon që në mbledhjen e Kuvendit Komunal të debatohet për klubet sportive

Lidhja Demokratike e Kosovës në Ferizaj tash e sa kohë kërkon nga Kryetari i Komunës llogari për privatizimin e “klubit Ferizaj” nga investitori Anglez që sipas deklaratave nga vet investitori atij i është premtuar edhe tokë publike për të ndërtuar stadium pa debat publik dhe pa vota nga asambleja e komunës, shkruan Gazeta Metro

Në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa asambleisti nga radhët e LDK-së Burim Karameta kërkoi që në seancën e ardhme të kuvendit të diskutohet për klubin e Ferizajt dhe deklaratave të investitorit Anglez për garantimin e tokës nga ana e komunës për ndërtimin e stadiumit.

“Kisha dashur që si pikë kryesore në seancën e ardhme të kuvendit të diskutohet qështja e sportit Ferizajas gjegjësisht privatizimi i klubit Ferizaj sepse siç e dimjë ka njerëz nga pushteti që janë pjesë e marrëveshjes por edhe Kryetari i Komunës që nuk kanë të drejtë  t’iu premtojnë dhënie të tokës në shërbim apo tu falet toka kompanive private “ tha Karameta

Drejtoja e Kulturës Rinisë dhe Sporteve nga komuna e Ferizajt Xhemile Murati nuk u pajtua të diskutohen klubet sportive në seanca për arsye se klubet janë private dhe komuna nuk mban përgjegjësi për to.

“Klubet të cilat janë private nuk është se mbanë përgjegjësi komuna për to, megjithatë klubet të cilat janë OJQ ne kemi kodin për subvencione të cilat i kemi përkrahur dhe vazhdojmë ti përkrahim dhe nuk e shoh të arsyeshme që të jenë pjesë e rendit të ditës në séancë” tha Murati

Propozimi i opozitës nuk kaloi dhe nuk u përkah nga pozita pasi edhe asambleisti nga radhët e PDK-së Arian Imeri deklaroi se nuk është e arsyeshme që në seancë të diskutohet për kompanitë private që nuk menaxhohen nga komuna, ndërsa për dhënien në shfrytëzim të tokave komunale sipas Imerit nuk ka vend për shqetësim sepse nëse vie koha ajo do të kalojë përmes kuvendit .

Klubi i Ferizajt me një ceremoni zyrtare me pjesmarrjen edhe të Kryetarit të Komunës Agim Aliut me 7 korrik të këtij viti u privatizua me 51% të aksioneve nga investitorët Anglez të udhëhequr nga ish futbollisti anglez Brian Deane së bashku me Benjamin James Rees, Oliver Codrington përderisa 49% të aksioneve u kanë mbetur donatorëve vendorë. Që nga ajo kohë opozita Ferizajase vazhdimisht ngrit dyshime se procesi i privatizimit të klubit nuk ka qenë transparent dhe i hapur për publikun si dhe nuk ka përmirësuar gjendjen e klubit të cilët ende ballafaqohen me krizë financiare./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë