Grupi Parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka hyrë në seancën e sotme me pankartat “Voto për trustin”.
Ato janë vendosur te foltorja e Kuvendit të Kosovës dhe vendet e ministrave dhe kryeministrit.
Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj i ka bërë thirrje Qeverisë që ta përkrah tërheqjen e mjeteve nga Trusti.
“Lërini anash inatet politike se kjo iniciativë nuk është e Qeverisë. Qytetarëve është mirë tiu kthejmë shpresën dhe të ndalim trendin e ikjes. Ti bëjmë krenar ata që na votuan. Ju lutem ta përkrahni këtë projektligj”, u shpreh ai.
Sot edhe do të mbahet protestë që të lejohet tërheqja e 30% prej Trustit.
“Me sinqeritet ju them që lëreni krenarinë Anash, lëreni anash ndjenjën e fituesit, apo lëreni anash edhe inatet politike që kjo Iniciativë nuk është ide apo plan i Qeverisë në pushtet. E rëndësishmë është që kjo ide është e duhur dhe ju ndihmon shumë qytetarëve në jetesën e tyre”, u shpreh tutje Lekaj.