Shefi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri, bën me dijë se bashkë me homologët e tij nga LDK, Arben Gashi dhe nga AAK’ja, Besnik Tahiri, kanë kërkuar mbajtjen e një seancë të jashtëzakonshme për ditën e hënë, shkruan Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur Tahiri në një postim në Facebook, ku ka thënë se aty do të flitet sërish për rritjem e çmimit të energjisë elektrike si dhe do ‘ta njoftojnë qeverinë me realitetin që po përballen qytetarët’ si pasojë e rritjes së çmimeve në të gjithë sektorët.
“Gjendja ekonomike në Kosovë është mjaft e rënduar si pasojë e pandemisë. Kryefamiljarët kanë vështirësi për të mbuluar shpenzimet mujore elementare në çdo sferë. E vetmja gjë që atyre nuk iu duhet në këtë kohë, është rritja e çmimit të energjisë elektrike. Përcaktimi i qeverisë për të rritur çmimin e energjisë elektrike, jo veç që shënon rritjen më të madhe të kostos së rrymës në historinë e Kosovës, por vjen në një moment të tillë për të shënuar edhe goditjen më të ashpër ndaj qytetarëve dhe ekonomive familjare”, ka shkruar ai.
Tutje Tahiri ka thënë se kjo barrë e rëndë mbi qytetarët, që do të rëndojë përtej limitit, xhepin e tyre edhe ashtu të mbingarkuar me detyrime, nuk mund të kalojë pa u trajtuar hollësisht.
Më poshtë postimi i plotë i tij. /gazetametro.net