Loading…

Opozita refuzon sërish ftesën e Thaçit për reformë zgjedhore

  • 11/11/2016 | 20:08

Opozita refuzon sërish ftesën e Thaçit për reformë zgjedhore

Për herë të dytë, presidenti Hashim Thaçi i ka mbledhur partitë politike për të folur për reformën zgjedhore.

Edhe këtë herë, ai është bojkotuar nga partitë opozitare, raporton KTV.

Ka thënë se do të propozojë një Kod Penal për dekriminalizimin e politikës.

Tashmë kjo çështje do të diskutohet në seancën e radhës të Kuvendit, ku me shmangie nga rendi i ditës do të shqyrtohet për herë të parë Projektligji për ndryshim plotësimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në takim kanë marrë pjesë përfaqësues të PDK-së, LDK-së, partive të minoriteteve, Nenad Rashiq nga Lista Serbe, Lëvizja për Bashkim dhe AKR-ja. Enver Hoxhaj nga PDK-ja i dha mbështetje të plotë ish-shefit të tij.

Por, nënkryetari i LDK-së ka pasur vërejtje për mundësinë e uljes së numrit të deputetëve. Partitë opozitare kanë thënë se takohen me Thaçin vetëm për të diskutuar datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë