Loading…
Opozita serbe me ultimatum: Nëse Vucic nuk tërhiqet, të gjithë në Beograd më 13 prill
  • 14/03/2019 | 09:23

Opozita serbe me ultimatum: Nëse Vucic nuk tërhiqet, të gjithë në Beograd më 13 prill

Parti opozitare serbe, nënshkruese të dokumentit “Marrëveshje me popullin” kanë paralajmëruar pardje se më 13 prill në Beograd do të organizojnë një protestë të madhe popullore në qoftë se kërkesa e tyre – shkuarja e regjimit aktual dhe organizimi i zgjedhjeve të lira në të gjitha nivelet, nuk do të plotësohet gjatë 30 ditëve të ardhshme, transmeton Gazeta Metro.


“Mjaft është me poshtërimin e qytetarëve të Serbisë. Nuk kemi më kohë për të pritur. Koha është që regjimi aktual të shkojë, në mënyrë që qytetarët ta kenë më mirë”, ka theksuar në një kumtesë Lidhja për Serbinë.

Gazeta beogradase “Danas” sot publikon deklaratën e njërit prej liderëve opozitarë, Bosko Obradovic, i cili ka thënë nëse pushteti nuk i plotëson të gjitha kërkesat, më 13 prill të gjithë do të shkojnë në Beograd.

“Të gjitha 90 protestat “Një nga pesë milionë” atë ditë do të jenë në kryeqytet dhe do të trokasin në dyer të pushtetit. Qëllimi është që mediet e regjimit të na dëgjojnë e shohin më mirë, pasi që kërkesat tona po i injorojnë tash e tre muaj. Nëse prapë e aktrojnë të marrin – aty do të jemi për protesta të mëtejmë dhe të gjitha format e mosdëgjueshmërisë qytetare deri në rënien e tyre në rrugë. Nuk mund të ikin”, ka thënë Obradovic, duke shtuar se nuk është kjo protestë vetëm e opozitës, por e tërë qytetarëve./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë