Ka hyrë në ditën e dytë protesta e opozitës, tashmë e ngujuar në një çadër në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në Tiranë
Dhjetëra mbështetës të Partisë Demokratike, por edhe deputetë të kësaj force politike kanë kaluar natën në çadrën e ngritur një ditë më parë nga të rinjtë e FRPD.
Kauza e tyre është qeveri teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme, shkruan OraNews.
Partia Demokratike në Shqipëri është duke protestuar një përpjekje për të detyruar kryeministrin Rama të japë dorëheqjen. Opozita e akuzon kryeministrin për mungesën e vullnetit për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme, por nga skenari i 18 shkurtit tani për tani njihet vetëm koha e nisjes së protestës. /gazetametro.net