Loading…

Opozita thotë se i mungojnë 2-3 nënshkrime për mocionin kundër Qeverisë

  • 03/05/2017 | 23:56

Opozita thotë se i mungojnë 2-3 nënshkrime për mocionin kundër Qeverisë

Deputetja e Nismës, Valdete Bajrami, thotë se opozita i është afruar numrit prej 40 nënshkrimesh për mocionin për mosbesim të Qeverisë.


Ajo ka deklaruar në Interaktiv të KTV’së se po mungojnë vetëm 2-3 nënshkrime që të arrihet numri i mjaftueshëm për mocion. Bajrami ka shtuar se ka deputetë të pozitës që kanë nënshkruar mocionin.

“Grumbullimi i nënshkrimeve është nis para disa ditësh dhe nuk do të thotë që të përfundojë shumë shpejt. Mundet me pas pengesa në seancë. Ka afate kohore që mund të pengojnë një procedim të tillë. Jemi të kujdesshëm që të mos kemi problem që më pas të kemi mungesën e votave për rrëzimin e kësaj qeverie. E kemi nis me 30 deputetë nga opozita, por kemi parë deputetë nga pozita të cilët nuk mund t’i dalloj shpesh a janë opozitë apo pozitë duke marrë parasysh kritikat e tyre. Edhe ata janë shprehur pro për neve. Jemi afër 40. Ka deputetë të shumicës parlamentare që kanë nënshkruar. Na mungojnë vetëm edhe 2-3 vota. Deputetët kanë kërkuar që të mos bëhen publike qëndrimet e tyre tash”, ka thënë ajo.

Për t’u rrëzuar qeveria, duhet të paktën 61 vota të deputetëve dhe Bajrami thotë se opozita është e kujdesshme që kur të procedojë mocionin të jetë e sigurt që do të rrëzojë qeverinë.

“Nuk e di si do të përfundojë gjithë kjo situatë. Jemi të kujdesshëm për procedim. Sepse nuk duam që vetëm të procedojmë dhe të mbesim aty. Them publikisht që ka edhe deputetë të LDK-së që kanë thënë se kur t’i keni 60 vota, vota ime do të jetë 61 për rrëzimin e kësaj qeverisje”, ka deklaruar ajo më tej.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë