Loading…

Opozitarëve serbë iu duket pak Asociacioni si shpërblim për pranimin e Planit Europian, fajësojnë Vucic dhe Dacic

  • 25/01/2023 | 19:32

Opozitarëve serbë iu duket pak Asociacioni si shpërblim për pranimin e Planit Europian, fajësojnë Vucic dhe Dacic

Plani Europian nuk është asgjë e re dhe nëse e vetmi përfitim për Serbinë qenka të mos i vendosen sanksione atëherë ai duhet të mbajë përgjegjësi e të mos fshihet vlerësoi deputeti serb Pavle Grbovic, transmeton Gazeta Metro.


Deputeti serb Pavle Grbovic, kryetar i Lëvizjes së Qytetarëve të Lirë, e ka vlerësuar paraqitjen e të hënës të presidentit serb Aleksandar Vucic para mediave ku shpjegoi Planin Europian si të një politikani pjesërisht të privuar nga aftësia politike, i ngelur mes dy brengave.

Sipas Grbovic për këtë propozim të normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën duhet ta sqarohen të gjithë në Serbi, por atëherë kur ta shohin. Ai shtoi megjithatë se paramendon se ai nuk sjell asgjë pozitive për Serbinë sipas tij.

“Nëse kontra-shpërblimi i Prishtinës është themelimi i Asociacionit të Komunave Serbe, kjo atëherë nuk është një ujdi e mirë, pasi është një obligim i Marrëveshjes së Brukselit. Nëse kontra-shpërblimi qenka se nuk do an vënë sanksione, atëherë Vucic duhet të bartë përgjegjësinë politike dhe të mos i ikë” ka thënë ai në emisionin ‘Iza Vesti’ në televizionin serb N1.

Grbovic shtoi edhe të tjera gabime e mashtrime të Vucic dhe Dacic që nuk fliten dhe nuk përmenden në opinionin publik serb, që edhe Serbia po shkel Marrëveshjen e Brukselit, duke insistuar që të çnjohë Kosovën që është zotuar të mos e pengojë në anëtarësimin e saj në organizatat ndërkombëtare. Kjo nuk është diçka e re në propozimin e ri europian dhe nuk i takon aspak të ankohen as Vucic e as Dacic që e kishin pranuar si zotim që më 2013.

“E nisëm këtë emision se cilat pyetje nuk iu shtruan Vucic. E këto pyetje duhen të shtrohen. E dini ju që njerëzit nuk i dinë të gjitha gjërat që ne po i flasim këtu. Kur del Vucic e flet për gjitha ato që nuk po ua japin e ato që i kundërshtojnë, njerëzit nuk e dinë që Ivica Dacic para dhjetë vitesh ka nënshkruar se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në BE, e as nuk do u bëjë thirrje shteteve tjera ta kundërshtojnë. Njerëzit harrojnë se si erdhëm ne deri këtu. Gjeneratat e reja as nuk e mbajnë i kujtojnë ngjarjet e kaluara, që mendojnë se kjo është vetëm një pasojë e poshtërsisë së Perëndimit që neve na urren dhe disa njerëzve që bien dhe zgjohen me mendimin si ti bëjnë ndonjë ligësi Serbisë, e jo që kjo është një përfundim logjik i shpërbërjes së pushtetit serb në Kosovë me politikën e gabuar si të Dacic dhe të Vucic. Kjo nuk ka rënë nga qielli e as ndodhi dje, as kjo marrëveshje e as kjo që po ndodh. E thatë vetë ju, ne luftuam, ne i humbëm luftërat, ne nënshkruam marrëveshjen e Kumanovës, tërhoqëm ushtrinë, policinë, administratën, pastaj u shpall pavarësia e Kosovës që e pranuan një numër i konsiderueshëm i shteteve, tutje u nënshkrua Marrëveshja e Brukselit me të cilën u integruan policia, prokuroria e gjyqësia e të gjitha ato institucione në sistemin e Kosovës. U nënshkrua edhe Marrëveshja e Washington ku u zotuam se nuk do të pengojmë anëtarësimin në Bashkimin Europian, pra kjo është një rezultat logjik i gjithë procesit. A kam marrë pjesë unë dhe ju në këtë proces, kjo në këtë moment nuk është aspak e rëndësishme pasi pasojat e të gjithë kësaj që është nënshkruar apo jo do t’i bartim ne të gjithë”./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë