Deputeti i Partisë Popullore të Serbisë (NS)v Vladimir Galic, të mërkurën ka deklaruar se problemi kryesor në negociatat për planin franko-gjerman për Kosovën është se po negociohet me ata që nuk janë kompetent për këtë sipas tij, shtetet e Kuintit, transmeton Gazeta Metro.
Siç është njoftuar nga partia serbe, Gajic në seancën e kuvendit serb ku po debatohet për ligjet ee gjyqësorit tha se përfaqësuesit e pushtetit duhet të braktisin dialogun “pa marrë parasysh presionit, pasi po rrezikohet interesi kombëtar i Serbisë”.
“Po luftoj që këtu të mos zhvillohet një mendësi koloniale dhe kundër ndikimit të kujtdo në vendimmarrje politike, e posaçërisht jo në vendime që kanë të bëjnë me interesa kombëtare” tha Gajic.
Gajic tutje shtoi se emisari BE’së për dialog me Kosovën, Miroslav Lajcak, në njoftimin e tij kishte shkruar se është i kënaqur që edhe “kreu i qeverisë prishtinase Albin Kurti ka pranuar në parim dokumentin” dhe pyeti se “kush qenka ky i dyti që ka pranuar atë propozim” thuajse qenka kjo një e panjohur e çuditshme.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vucic, ka pranuar publikisht që do të vazhdojë dialogun me Kosovën në Bruksel, sipas kornizës së re të propozuar nga Gjermania dhe Franca, me vija të kuqe që nuk i përmendi por dihet se bëhet fjalë për anëtarësimin në OKB të Kosovës, dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe që është cekur në secilën ujdi mes dy palëve deri tani se kuptohet nga to se është zotim obligues nga Marrëveshja e Brukselit.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë javë ka deklaruar se e pranon Propozimin Europian, duke përmendur renditjen dhe orarin e implementimit të marrëveshjeve që do të diskutohet brenda kësaj kornize duke i vendosur edhe gjashtë kushte para Emisarit të BE’së, Miroslav Lajcak. Lajcak refuzoi ta shpalosë qëndrimin e BE’së rreth kushteve të kryeministrit Kurti publikisht, që e konfirmoi se ekziston një i tillë, por nuk refuzoi të përsërisë se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe duhet të themelohet, që lë të nënkuptohet qëndrimi i BE’së për ato kushte./gazetametro.net