Teknologjia ka kohë që ka tejkaluar distancat fizike dhe dallimet kohore.
Edhe pse mund të mos jeni me personin e dashur, me miqtë, apo me prindërit në ambientin e njëjtë, teknologjia na mundëson që të komunikojmë me ta në botën virtuale. Me Skype, Videre, video call-et, Facebook tani na mundëson që të bëjmë party në “Messenger”
Në të vërtetë, Facebook ofron opsionin që në të njëjtin video-chat, të marrin pjesë deri në 50 persona. Edhe pse kaosi potencial është gjëja e parë që iu bie ndërmend, Facebook e ka kufizuar bisedën. Kur flasin më shumë se gjashtë persona, në ekran i shihni vetëm pjesëmarrësit aktivë.