Ndonëse Kosova është shtet laik, Komuna e Gjilanit ka marrë vendim që për muajin e Ramazanit, të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.
E një vendim të njëjtë e ka marrë edhe Komuna e Kamenicës, para disa ditësh.
Kjo komunë teksa ka uruar fillimin e muajit të shenjtë të Ramazanit, ka njoftuar se orari i punës për komunarët që agjërojnë do të jetë nga ora 09:00-16:00.
Për këtë vendim, ka reaguar edhe analisti Imer Mushkolaj. Sipas tij, “budallakinat s’ka të ndalun”.
“Edhe Luani i Kamenicës paska vendosë me iu dhonë pushim punëtorëve të administratës për Ramazan. Budallakinat s’ka të ndalun”, shkroi ai.