Loading…
Orban lëvdohet në Suboticë: Evropa qendrore ia doli të mbrohet nga migrimet
  • 15/04/2019 | 14:55

Orban lëvdohet në Suboticë: Evropa qendrore ia doli të mbrohet nga migrimet

Kryemnistri i Hungarisë Victor Orban ka thënë sot se vendet e Evropës qendrore ia kandë dalë “ta ruajnë identitetin: dhe të mbrohen nga migrantët, transmeton Gazeta Metro.

“Ia kemi dalë të mbrohemi, ia kemi dalë që në këtë regjion të mos vijnë ata të cilët nuk duam t’i shohim”, ka thënë Orban në Suboticë në konferencë për shtyp me kryeministren serbe Ana Brnabic.

Sipas tij, shumë vende të Evropës perëndimore kanë komunitetete të konsiderueshme myslimane dhe se mënyra me të cilën do të rregullohet jeta e tyre e përbashkë me “popullatën autoktone” në masë të madhe do t’i përcaktojë rrjedhat e mëtejme të Evropës.

Orban ka thënë se BE tash është shumë më pak e rrezikuar nga migrimet nëpërmjet Ballkanit, ndërsa problem kryesor aktualisht paraqet Afrika e veriut.

Kryeministri hungarez ka thënë se qëndrimi i qeverisë së tij ndaj migrimeve ka qenë “i ashpër, por jo i pashpirt”.

“Hungaria ka program për ofrimin e ndihmës atje ku problemi është krijuar, në vend që problemet të vijnë tek ne”, ka thënë ai, duke shtuar se beson se qëndrimit e tyre ‘të duhur’ do ta vërtetojnë edhe zgjedhjet për parlamentin e ri evropian, transmeton “Danas”./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë