Loading…
ORCA tallet me Haradinajn: Kryeministri është i sporteve të rënda, por KSHC është më e fortë se ai
  • 18/07/2019 | 13:23

ORCA tallet me Haradinajn: Kryeministri është i sporteve të rënda, por KSHC është më e fortë se ai

Organizata për Cilësi në Arsim (ORCA), i ka dërguar mesazh kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj të mos ndërhyjë në punën e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, shkruan Gazeta Metro.

Kjo organizatë ka paralajmëruar kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministrin e Arsimit, Shyqyri Bytyqi se për çfarëdo lloj ndërhyrje në KSHC ata do t’i padisin për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe do të pritën me protesta të vazhdueshme.

Përfaqësuesi i kësaj organizate, Gramos Buçinca duke ironizuar me kryeministrin Haradinaj, tha se meqë ai merret me sporte të rënda po mendon që është ma i fortë, por sipas tij politikisht dhe moralisht më e fortë është KShC.

“Meqë në Kosovë kryeministri është i sporteve të rënda. Kush është ma i fortë kryeministri apo KSHC-ja. Përgjigja kryeministër është: KSHC-ja. Sepse institucioni i njëjtë ju ka zgjedhur juve kryeministër dhe KSHC ju ka zgjedhur Kuvendi i Republikës”, ka thënë Buçinca.

Ai po ashtu tha se 61 deputetë, përfaqësues të popullit e kanë votuar kryeministrin e 76 KSHC-në.

ORCA ka protestuar kundër ndërhyrjeve politike në pavarësinë e Këshillit Shtetëror të Cilësisë dhe Bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim../gazetametro.net

 

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë