Loading…

Orë të gjata e pagesa të vogla: Fëmijët turq torturohen për të bërë Nutella

  • 21/09/2019 | 08:42

Orë të gjata e pagesa të vogla: Fëmijët turq torturohen për të bërë Nutella

Është një nga produktet më të këndshme për të gjithë, mirëpo deri vjen puna të ngrënja e saj ka shumë për të bërë, sidomos për fëmijët turq, që malltretohen me orë të gjata e nuk paguhen aq sa duhet, shkruan Gazeta Metro.


Lajthitë për çokollatën e shijshme merren kryesisht nga emigrantët, përfshirë fëmijë, të cilët punojnë me orë të gjata për paga shumë të ulëta.

Është një punë rraskapitëse, për rreth 10 orë në ditë, në shpatet aq të pjerrëta sa që është e lehtë të humbasësh bazën.

Gati tre të katërtat e lajthive të botës vijnë nga Turqia dhe blerësi më i madh është Ferrero, prodhues i Nutella, e cila është një përzierje mes çokollatës dhe lajthisë.

“Kur themi ‘lajthi’, në njëfarë sensi do të thotë mjerim: punë e vështirë, të qenit mbledhës i tyre”, thotë Mehmet Kelekci ndërsa hedh në shpinë një thes prej 35 kg me lajthi të freskëta./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë