Loading…

Orët e humbura kompensohen: Nxënësit e prindërit të pakënaqur

  • 27/02/2019 | 20:03

Orët e humbura kompensohen: Nxënësit e prindërit të pakënaqur

Vendimi i Ministrisë së Arsimit për kompensimin e tri javëve të humbura të mësimit, i ka shqetësuar prindërit.


Fatmire Duraku thotë se nuk është aspak e pajtimit që vajza e saj në klasën e pestë, t’i zëvendësojë orët e humbura.

Ajo thotë se greva nuk ndodhi me dëshirë të fëmijëve dhe nuk pajtohet që ata ta humbasin pushimin vjetor, raporton KTV.

Vajza e saj thotë se më së shumti i vjen keq që nuk do t’i shfrytëzojë ditët e pushimit pranveror, pasi pesë ditë të humbura do të kompensohen në prill.
Vendimi i ri i ministrisë për kompensimin e orëve gjatë grevës, nuk u ka pëlqyer as nxënësve tjerë.

Mësuesja e klasës së katërt thotë se nuk kanë opsion tjetër pos ta pranojnë vendimin.
Vendimi nuk pranohet nga SBASHK-u, që thotë se do të padisë ministrin e Arsimit, Shyqiri Bytyqi.

Përveçqë pesë ditë do të zëvendësohen në muajin prill, pesë tjera do të zëvendësohen në ditë të shtunë gjatë vitit shkollor dhe pesë ditë tjera do të kompensohen para pushimeve verore, me ç’rast do të zgjatet përfundimi i vitit shkollor 2018/2019.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë