Loading…

Organizohet tryeza për pasojat e Ligjit të ri për Paga në buxhetin e Kosovës

  • 04/12/2019 | 09:03

Organizohet tryeza për pasojat e Ligjit të ri për Paga në buxhetin e Kosovës

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), organizojnë tryezë sot për të diskutuar në lidhje me pasojat e Ligjit të ri për Paga në buxhetin e Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Tryeza ‘Cilat janë pasojat e Ligjit të ri për Paga për buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat dhe mirëqenien e përgjithshme të shoqërisë’, synon të diskutojë lidhur me implikimet e Ligjit të ri për Paga si një nga kërkesat e dala nga Agjenda për Reforma Evropiane në kuadër të pakos ligjore për Reformë në Administratën Publike.

Kjo tryezë do të pasqyrojë implikimet financiare që ky ligj mund të ketë për buxhetin e Kosovës, si dhe hapat të cilat do t’i ndërmarrë qeveria e re në zbatimin e tij.

Gjatë këtij diskutimi do të publikohet një analizë politikash, e cila fokusohet në identifikimin e implikimeve të mundshme të rritjes së pagave si rezultat i miratimit të Ligjit të ri për Pagat. Pra, kjo analizë shqyrton efektin që ky ligj mund të ketë në buxhetin e Kosovës, qëndrueshmërinë fiskale, sektorin privat, si dhe ndikimin e mundshëm socio-ekonomik. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë