Loading…

Orientimet e partive, nuk përkojnë me sloganet e tyre

  • 11/09/2019 | 20:40

Orientimet e partive, nuk përkojnë me sloganet e tyre

Slloganët e partive politike në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, sipas analistëve nuk u përshtaten partive, trasnmeton Gazeta Metro.


Thuajse të gjitha partitë politike i kanë zyrtarizuar sloganet e tyre, për zgjedhjet e 6 tetorit. Por, njohës së zhvillimeve politike në vend, thonë se këto slogane nuk përkojnë me planin dhe programin e tyre.

Thuajse gjitha partitë politike tashmë kanë zyrtarizuar sloganet e tyre, si kryefjal e planit dhe programit politik me të cilën synojnë të fitojnë sa më shumë vende në legjislaturën e shtatë të Kuvendit të Kosovës. Megjithatë, njohës të çështjeve politike, thonë se nuk përkojnë shumë me orientimet që partitë kanë.

Analisti, Shkodran Ramadani thotë se ideologjitë politike të partive, nuk ndërlidhen me sloganet që tashmë kanë nxjerr.

“Ideologjikisht partitë nuk kanë dizajnuar slogane që përputhen me ideologjitë e tyre. Nuk gjendet ndonjë parti që ka një orientim të caktuar ideologjik e që më pas e mbështet atë orientim me një slogan”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Shkodran Ramadani.

Megjithatë, profesori universitar, Rrahman Paçarizi thotë se një ndërlidhje mes programit dhe sloganit, e ka bërë AAK’ja.

“Sllogani i AAK-së është një prej sloganeve më programatike sepse AAK kartën kryesore në këto zgjedhje i ka vendimet e mëdha që asokohe i ka marrë kryeministri shumë i zotë Ramush Haradinaj. Ai ka vënë dhe ka ruajtur taksën 100%”, thotë Rrahman Paçarizi.

AAK-PSD për slogan ka “100% Kosovë”, PDK “Ndërtojmë të ardhme për ty dhe shteti”, LDK sloganin e ka përqendruar te kandidatja e saj “Me Vjosën kryeministre”, ndërsa sot Nisma-AKR e kanë zyrtarizuar sloganin “Bashkë për shtetin”.

 

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë