Loading…

Orizë dhe patate mund të mbillen në Mars (Foto)

  • 01/11/2016 | 18:46

Orizë dhe patate mund të mbillen në Mars (Foto)

Ka filluar ndërtimi i teorive nga shkencëtarët kopshtarë, që mundohen të punojnë në skenarë të ndryshëm, për të mundësuar kolonizimin e Marsit. Orizi, Patatet, Soja dhe Gruri janë zgjedhur për shkak të përbërësve të tyre të lartë të proteinave dhe karbohidrateve shumë të rëndësishme për ushqimin e njeriut.

Ato duhet të rriten me teknika kultivimi të llojit në sera speciale që marrin parasysh kushte mjedisore ekstreme, duke arritur të shfrytëzojnë edhe jashtëqitjen e astronautëve, që do të përpunohet si plehë dhe do të krijojë një ekosistem të mbyllur dhe krejtësisht të vetëmjaftueshëm.

aaa

Këtë skenar e ka ndërtuar Stefania De Paskale, profesoreshë në kopshtari në Universitetin Federico II në Napoli, që prej vitesh bashkëpunon me Agjencinë Hapësinore Italiane (ASI) dhe Agjencinë Hapësinore Evropiane (ESA) për të përcaktuar se cila do të jetë bujqësia jashtëtokësore e së ardhmes. “Kultivimi i këtyre bimëve do të ketë një funksion të dyfishtë, dhënien e ushqimit dhe rigjenerimin e ajrit dhe ujit nëpër koloni”, shpjegon De Paskale, transmeton gazetametro.net.

Ajo që do të mungojë do të jetë terreni i përshtatshëm për mbjellje. Me shumë mundësi sipërfaqja marsiane, që është e pasur me pluhur meteorësh, mund të pasurohet me mbetje organike, pra mbetje ushqimore apo nga vetë kultivimi, por edhe jashtëqitje njerëzore e përpunuar, sikurse kemi parë në filmin “The Martian”, ku edhe është përdorur inspirimi për skenarin e filmit.

aa

Por teknika në të cilën studiuesit janë përqëndruar më shumë janë kultivimet idroponike, kultivim i bimëve në një substrat neutral dhe inert (si rërë, kokrriza argjile, lesh prej guri etj) duke e pasuruar me elemente ushqyese. Në disa raste, si ai i sojës, këto teknika kanë treguar se mund të sjellin një përmirësim të prodhimit dhe të sasisë në raport me kultivimin në fusha.

Sidoqëtëjetë, kjo është teoritikisht e mundshme, por ende larg nga implementimi dhe vendosja e kolonizatorëve njerëzorë në Mars. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë