Loading…

OSBE vlerëson zbatimin e legjislacionit për mediat në Kosovë

  • 23/11/2016 | 08:20

OSBE vlerëson zbatimin e legjislacionit për mediat në Kosovë

Misioni i OSBE-së në Kosovë organizon sot një punëtori për të vlerësuar shkallën e zbatimit të legjislacionit për media.    

Përfaqësues të Kuvendit të Kosovës, të mediave dhe institucioneve mediatike do ta vlerësojnë kornizën ligjore për mediat dhe do të ofrojnë rekomandime konkrete për institucionet relevante me qëllim të zbatimit më efektiv të ligjeve që rregullojnë këtë fushë.

Punëtoria do të përqendrohet në disa tema, përfshirë respektimin e ligjeve të punës për gazetarë; ndjekjen e rasteve që i përfshijnë mediat; dhe rëndësinë e raportimit të përgjegjshëm për të miturit nga mediat online.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë