Loading…

‘Oscar 2019’ pa prezantues

  • 08/02/2019 | 16:04

‘Oscar 2019’ pa prezantues

Karey Burke, Presidentja e re e ABC, ka bërë të ditur se, ceremonia e 91 e ndarjes së çmimeve ‘Oscar’ nuk do të ketë një prezantues, transmeton Gazeta Metro.


Fillimisht Akademia e Filmit ishte e shqetësuar nga dorëheqja e Kevin Hart nga roli i drejtuesit të këtij spektakli por tashmë ata janë të bindur se ky vendim ishte i duhuri.

Në vend të Hart, do të jenë artistët që do të dalin në skenë të japin çmimet ata të cilët do të mbajnë gjallë atmosferën e kësaj ceremonie të gjatë.

Kujtojmë se komediani Kevin Hart hoqi dorë nga drejtimi i “Oscars” pasi disa postime të vjetra në Twitter-in e tij dolën në sipërfaqe.
Ato kishin përmbajtje raciste dhe dikriminuese që ndikuan negativisht tek ai duke e bërë të padenjë për prezantimin e ceremonisë së ndarjes së çmimeve më të rëndësishme të vitit.

“Oscars 2019” do të mbahet më 24 shkurt në “Dolby Theatre” në Los Angeles./topalbaniaradio

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë