Victor Osimhen, sulmuesi i Napolit, ka ngjallur edhe më shumë interesim tek Manchester United pas uljes së çmimit, transmeton Gazeta Metro.
Nigeriani është fokusi i United që nga largimi i Cristiano Ronaldos vitin e kaluar, ‘djajtë e kuq’ duhet të mbushin boshllëkun e tyre në zonën e sulmit.
Skuadra italiane Napoli, e cila tashmë ka në listën e lojtarëve Osimhen, tani po pranon oferta për 120 milionë euro për talentin e tyre.
Më parë, u raportua se Napoli do të pranonte vetëm oferta prej 150 milionë euro ose më shumë për sulmuesin nigerian, siç shkruan Sky News.
24-vjeçari tha në fillim të këtij sezoni se ishte ëndrra e tij të luante në Premier League. Ai shënoi 31 gola në 39 ndeshje në të gjitha garat për Napolin këtë sezon./gazetametro.net