Loading…

Osman Havolli: Plagosja e avokatit Vllasi, shkelje e të drejtave të njeriut

  • 13/03/2017 | 10:55

Osman Havolli: Plagosja e avokatit Vllasi, shkelje e të drejtave të njeriut

Kryetari i Odës së Avokatëve, Osman Havolli bashkë me disa pjesëtarë të tjerë të këtij organi kanë vizituar avokatin e plagosur Azem Vllasi që po trajtohet në Qendrën Emergjente të Klinikës Universitare.


Havolli ka konfirmuar edhe një herë se gjendja e Vllasit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë, njofton Klan Kosova.

Por ai ka shfaqur shqetësimin e tij lidhur me këtë rast duke shtuar se kjo paraqet shkelje të të drejtave të njeriut por edhe të një avokati.

Ai poashtu ka inkurajuar organet e rendi që sa më parë ta zbardhin këtë rast.

Avokati Azem Vllasi është plagosur në orët e hershme të mëngjesit në zyren e tij në rrugën “Hajdar Dushi” në Prishtinë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë