Loading…

Osmani ankohet për zgjedhjet e shpeshta, përmend kompromisin tash

  • 11/06/2026 | 21:55

Osmani ankohet për zgjedhjet e shpeshta, përmend kompromisin tash

Ish-presidentja dhe kandidatja për të njëjtën pozitë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për procesin e fundit zgjedhor në vend në një intervistë për Deutsche Welle, duke e cilësuar situatën politike si të përsëritur dhe të dëmshme për funksionimin institucional dhe për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, transmeton Gazeta Metro.


Osmani gjatë kësaj interviste theksoi se përsëritja e krizave politike po krijon frustrim te qytetarët.

“Është bërë një dukuri e rregullt, por është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq për njerëzit që po bëhen gjithnjë e më të frustruar nga këto procese të përsëritura. Është frustrim edhe për vendin, i cili nuk po arrin të ecë përpara me procese shumë të rëndësishme të brendshme”, tha ajo.

Ish-presidentja nuk e la pa e përmendur edhe kompromisin, sipas saj shumë të nevojshëm për krijimin e institucioneve.

“Pas këtyre zgjedhjeve, jam pak më shpresëplotë se të gjitha forcat politike do ta kuptojnë se kompromisi është rruga përpara dhe se institucionet do të formohen sa më shpejt që të jetë e mundur.”/gazetametro.net

 

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë