Loading…

‘Osmani duhej ta kryente’, Haxhiu: Anëtari i KQZ’së emërohet pasi të përfundojnë çështjet prioritare

  • 08/04/2026 | 15:36

‘Osmani duhej ta kryente’, Haxhiu: Anëtari i KQZ’së  emërohet pasi të përfundojnë çështjet prioritare

U.D. e Presidentes, Albulena Haxhiu, është deklaruar rreth anëtarit të tretë të KQZ-së, ku ka thënë se për momentin është duke trajtuar çështje të tjera më prioritet, shkruan Gazeta Metro.


Haxhiu po e fajëson ish-presidenten Vjosa Osmani, që sipas saj duhej ta rregullonte këtë proces kushtetues dhe të mos e linte në gjysmë.

“Unë jam duke trajtuar çështjet që janë më prioritet. Një proces kushtetues i filluar më herët duhej të përfundonte me presidenten Vjosa Osmani. Sapo të kemi një analizë të gjitha dokumenteve, shkresave, aktgjykimeve dhe aktvendimeve, do t’ju njoftojmë me kohë,” tha Haxhiu.

Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, është shprehur se anëtari i tretë i KQZ-së i takon Vetëvendosjes./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë