Loading…

Osmani ‘harron’ kritikat e BE’së për Dakën, ajo tani thotë se ish-kryetarja e KQZ’së mbajti anshmëri politike

  • 26/10/2021 | 22:02

Osmani ‘harron’ kritikat e BE’së për Dakën, ajo tani thotë se ish-kryetarja e KQZ’së mbajti anshmëri politike

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe një herë u është përgjigjur kritikëve lidhur me shkarkimin e Valdete Dakës nga pozita e kryetares së KQZ’së. Tha se Daka mund t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese por se ajo është e bindur në të drejtën e saj.

Mjafton të lexohet ligji, mjafton të lexohet neni specifik që thotë se presidentja shkarkon cilindo anëtar të KQZ’së i cili shkel integritetin e institucionit.

“Absolutisht, pa asnjë dyshim të vetëm. Gjatë veprimtarisë së saj në zgjedhjet e fundit, për shkak të shndërrimit të KQZ’së në  arenë të betejave politike e partiake, për shkak të njëanshmërisë, për shkak të ndikimit të paligjshëm në vendimet e PZAP’së e shumë e shumë tjera. Për shkak mos trajtimit të barabartë të qytetarëve të Kosovës, pra duke i trajtuar diasporën si qytetarë të kategorisë së dytë të cilëve nuk ua pranonte dokumentacionin, e shumë e shumë vendime të tilla të cilat kanë rezultuar sipas vetë raportit të BE’së për zgjedhjet e 14 shkurtit në ulje të besimit të qytetarëve në KQZ”, tha Osmani në Kanal10.

“Zonja Daka ka mbajt anshmëri politike që absolutisht e ka të ndaluar me ligj. Anëtarët e tjerë në KQZ janë anëtarë të partive politike, ajo është përfaqësuese totalisht e pavarur”, shtoi Osmani.

BE ‘goditje’Osmanit për shkarkimin e Dakës: Nuk ishte e bazuar në ligj

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë