Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se mos lejimi i hetimit ndërkombëtar për vdekjen e Astrit Deharit, është i pafalshëm. Ajo këtë e ka thënë në seancën e jashtëzakonshme që po mbahet në Kuvendin e Kosovës për Astrit Deharin
Ajo ka thënë se faji është i të gjithëve, duke shtuar se përtej akuzave për politizim të rastit, “ne jemi përfaqësues të popullit e jo diplomatë”.
“Në qoftë se kanë mbetur qindra vrasje e vdekje të dyshimta të pandriçuara deri më tani, duhet të kërkojmë të punojmë se bashku që rasti i Astritit të behet simbol në vend”, ka thënë Osmani.
Ajo gjithashtu ka thënë se është e papranueshme të thuhet se shteti ka bërë gjithçka për këtë rast, “është e papranueshme se duhet t’u besojmë institucioneve”.
“Ne kemi kërkuar themelimin e një gjykate speciale, e kjo për shkak të dështimit të sistemit të drejtësisë, andaj mohimi i përfshirjes së ndërkombëtarëve për hetim, është e pafalshme”, thotë Osmani.