Loading…

Osmani në vizitë zyrtare në Portugali, takohet me krerët shtetërorë

  • 28/10/2021 | 09:05

Osmani në vizitë zyrtare në Portugali, takohet me krerët shtetërorë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka filluar  vizitën zyrtare në Portugali.

Gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa, kryetarin e parlamentit, Eduardo Ferro Rodrigues, ministrin e jashtëm Augusto Santos Silva, ministrin e mbrojtjes João Gomes Cravinho si dhe shefin e Forcave të Armatosura, admiral Silva Ribeiro.

Osmani gjithashtu do të mbajë fjalim  në Samitin Global të Grave në Lisbonë, do ta ketë një diskutim në Institutin Universitar të Lisbonës (ISCTE), takim me bizneset si dhe me një grup të diasporës në këtë shtet.

Ndryshe, vizita e presidentes Osmani në këtë shtet është e para e një presidenti të Kosovës, që nga njohja e pavarësisë nga Portugalia, në tetor të vitit 2008.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë