Loading…

Osmani nga Turqia kërkon liberalizimin të vizave

  • 18/06/2021 | 10:30

Osmani nga Turqia kërkon liberalizimin të vizave

Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani nga Turqia, kërkon liberalizim të vizave për kosovarët, shkruan Gazeta Metro.


Osmani është duke qëndruar në Turqi ku po merr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

“Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ky është shkrimi i plotë:

Me ftesë të nikoqirit të sivjetëm, Presidentit të Republikës së Turqisë, z.Erdogan, po marr pjesë në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). Në fjalimin tim para përfaqësuersve të vendeve anëtarë të këtij forumi, kam folur mbi sfidat e rajonit, procesin e integrimit në BE, si dhe mbi mundësitë e bashkëpunimit rajonal. Ndër të tjera, kam theksuar se bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm, por edhe i mundur, nëse mbështetet në njohjen dhe respektimin e njëri-tjetrit.

Prandaj u bëra edhe një herë thirrje vendeve të cilat nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës që ta njohin sa më parë atë, ngase ai është realitet i pakthyeshëm, si dhe ta respektojnë në plotni sovranitetin dhe integritetin territorial të vendit tonë. Integrimi euroatlantik nuk përbën vetëm një alternativë për ne, ai parqet rrugën e vetme përpara. Por, përkushtimi ynë ndaj integrimeve duhet të njihet nga Bashkimi Europian. Sic po lëvizim ne me shpejtësi drejt integrimit të vendit tonë, duke i përmbushur të gjitha kërkesat e parashtruara ndaj nesh, edhe Bashkimi Europian duhet ta vlerësojë angazhimin e qytetarëve të Kosovës dhe ta mbajë premtimin për liberalizim të vizave.

Sot ndërkaq fillon Antalya Diplomatic Forum, ku së bashku me Presidentë, Kryeministra e Ministra nga shumë vende të botës do të diskutojmë një sërë temash, nga sfidat e pandemisë e deri te sfidat e qeverisjes globale./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë