Loading…

Osmani: Nuk e di për LDK’në, por unë do të votojë për ushtrinë

  • 13/03/2017 | 16:16

Osmani: Nuk e di për LDK’në, por unë do të votojë për ushtrinë

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani ka thënë se Kosova nuk mund ta pres Serbinë derisa ta ndryshojë retorikën rreth pavarësisë së Kosovës.


Këtë ajo e ka thënë se tryezën e organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, ku po diskutohet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës.

“Janë shterë të gjitha mundësitë që të bindet Lista Serbe që të bashkëpunojë rreth FSK-së”, ka thënë Osmani.

“Nuk e di qëndrimin e LDK-së por unë si deputete do ta votoj këtë ligj. Nuk mund të jem kundër transformimit të FSK-së në ushtri”.

“Të gjithë jemi pajtuar se kjo iniciativë e presidentit është nuk marrë në koordinim me partnerët strategjik”, ka shtuar ajo.

Ajo ka thënë se nuk beson që Mali i Zi, apo shtete tjera në rajon janë kundër transformimit të FSK-së.

“Po mbetet vetëm Serbia. Ajo vazhdimisht kontribuon në destabilizimin e rajonit. Duhet ta pranojnë realitetin”, ka përfunduar Osmani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë