Loading…

Osmani pas takimit me Djukanovic: E ardhmja e vendeve tona është në BE

  • 07/02/2023 | 15:40

Osmani pas takimit me Djukanovic: E ardhmja e vendeve tona është në BE

Vjosa Osmani, presidente e Kosovës, pas takimit me homologun e saj malazez, Milo Djukanovic, ka thënë se, e ardhmja e të dy vendeve është në Bashkimin Europian, shkruan Gazeta Metro.


Osmani ka shtuar se, me presidentin malazez kanë diskutuar për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për të forcuar partneritetin në mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Postimi i plotë:

E ardhmja e vendeve tona është në Bashkimin Evropian dhe së bashku do të punojmë për të realizuar këtë synim të qartë. 🇽🇰🇲🇪

Me Presidentin Đukanović diskutuam për rëndësinë e koordinimit të përbashkët për ta forcuar partneritetin në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, si dhe fuqizimin e përpjekjeve tona kundër tendencave anti-demokratike dhe destabilizuese në rajonin tonë.

Raportet në mes të vendeve tona janë të ndërtuara mbi frymën e respektit të ndërsjelltë, bashkëpunimit dhe përkushtimit të dyanshëm për të ardhmen tonë të euroatlantike. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë