Loading…

Osmani për Asociacionin: Jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli për të minuar integritetin tonë

  • 07/02/2023 | 18:31

Osmani për Asociacionin: Jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli për të minuar integritetin tonë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë vizitës së saj në Malin e Zi, ku takoi homologun e saj malazez, Milo Djukanovic, ka folur edhe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë.


Gjatë një konference për media, Osmani ka thënë se janë kundër që Serbisë t’i jepet një instrument kontrolli.

“Ne nuk jemi kundër të drejtave të komunitetit serb, por jemi kundër që t’i japim Serbisë një instrument kontrolli nëpër mes të cilit mund të minoj integritetin tonë dhe të sjell destabilitet rajonal”, tha ajo.

Ndryshe, Osmani ka deklaruar se Kosova dhe Mali i Zi, ndajnë jo vetëm një partneritet të fortë në rrafshin bilateral, por edhe po ashtu një miqësi unike ndërmjet qytetarëve tanë.

“Jam e sigurt se kjo vizitë do të kontribuojë në ketë drejtim dhe do të ndihmoj që këto raporte të avancohen gjithë e më shumë”, tha ajo në një konferencë për media së bashku me presidentin malazez, Milo Djukanovic.

Sipas të parës së vendit, Kosova dhe Mali i Zi duan të jenë pjesë e strukturave euroatlantike. Osmani theksoi se komunitetet në dy vendet janë ura të rëndësishme lidhësve mes dy vendeve. Ajo ka falënderuar presidentin e Malit të Zi, Milo Djukanovic, për mbështetje të vazhdueshme ndaj Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë