Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha, shkruan Gazeta Metro.
Në komunikatën e presidencës, thuhet se, të mbijetuarit e kësaj masakre, mbajnë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh.
Postimi i plotë:
Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar 24 vjetorin e masakrës ndaj familjes Berisha.
Deklarata e plotë e Presidentes Osmani:
24 vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë. 46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin. Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës. /gazetametro.net