Loading…

Osmani shkon në drekën e Borrell në New York, nuk i përmend akuzat e Kurtit ndaj Lajcak, shihet duke biseduar me të

  • 19/09/2023 | 22:14

Osmani shkon në drekën e Borrell në New York, nuk i përmend akuzat e Kurtit ndaj Lajcak, shihet duke biseduar me të

Me organizim të Shefit të Diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në një darkën tradicionale me liderët e tjerë të Ballkanit Perëndimor, shkruan Gazeta Metro.


Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në një drekë të organizuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë z. Josep Borrell.

Ndonëse Kryeministri Kurti pati një mal kritikash ndaj emisarit Miroslav Lajcak, që po ashtu ishte pjesë e kësaj dreke, Osmani është parë duke biseduar me të, por që nuk foli për këto akuza.

Gjatë ditës së djeshme, në konferencë për media, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti akuzoi emisarin Lajcak se po bashkëpunon me Serbinë, dhe se po ia plotëson të gjitha kërkesat Presidentit Vuçiq. Ai ka thënë se pasi propozoi një plan të sekuencimi të punuar nga Republika e Kosovës, presidenti i Serbisë dhe Miroslav Lajçak reaguan me të njëjtin mendim dhe me të njëjtën shpërfillje të koordinuar.

Mirëpo, Presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, nuk ka përmendur këto akuza që Kryeministri Kurti pati ndaj Lajçakut.

“Presidentja Osmani po ashtu ka theksuar se masat e BE-së ndaj Kosovës përveç që nuk i kontribuojnë avancimit të dialogut, ato, nëpërmjet pezullimit të projekteve të BE-së, më së shumti prekin interesat dhe mirëqenien e qytetarëve”, thuhet në komunikatë.

Në këtë kontekst, Presidentja Osmani po ashtu ka thënë se Kosova është palë konstruktive dhe e përkushtuar për paqe e stabilitet, e bashkërenduar tërësisht me politikat e BE-së.

Turje në Komunikatët thuhet se, Presidentja Osmani shtroi nevojën e përshpejtimit të procesit dhe marrjen e vendimeve të nevojshme nga ana BE-së për integrimin e Kosovës, duke i dhënë statusin e vendit kandidat, si dhe anëtarësimin e shteteve të rajonit bazuar në përmbushjen e kritereve./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë