Loading…

Osmani: Shqipëria ka të drejtë të kërkojë shkëputje nga Maqedonia në rrugën drejt BE

  • 03/01/2022 | 13:30

Osmani: Shqipëria ka të drejtë të kërkojë shkëputje nga Maqedonia në rrugën drejt BE

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, tha se Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka të drejtë të kërkonte shkëputjen nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së.


Kryediplomati i Maqedonisë Bujar Osmanitha se deklarata e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, se do të kërkonte shkëputjen nga Maqedonia në rrugën drejt BE-së, nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare në gjashtë muajt e ardhshëm, nuk u përcoll plotësisht, por theksoi se Shqipëria ka të drejtë ta kërkojë.

“E kam dëgjuar fillimisht deklaratën dhe ai tha – do të pyesim qytetarët nëse mendojnë se nëse nuk tërhiqet vetoja bullgare për 6 muaj, nëse Shqipëria do të kërkojë shkëputje nga Maqedonia, do të thotë konsultim me qytetarët për atë çështje, jo vendim që Shqipëria do të kërkojë të vazhdojë më vete. Mendoj se me dinamikën rajonale do të fitojnë të dyja vendet, ndaj mendoj, nëse ky është një argument plus, të bindë qytetarët shqiptarë, qeverinë shqiptare, se qasja informale rajonale është në interes të të dy vendeve dhe rajonit, por Shqipëria ka të drejtë të kërkojë një gjë të tillë sepse procesi është i tillë, formalisht individual”, tha Osmani.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë