Loading…

Osmani takohet me Blinken: E falënderova për angazhimin e tij për paqe në rajonin tonë

  • 22/09/2022 | 22:05

Osmani takohet me Blinken: E falënderova për angazhimin e tij për paqe në rajonin tonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Antony Blinken, shkruan Gazeta Metro.


Kështu ka njoftuar Osmani përmes një postimi në Twitter, ku ka thënë se ndër tjerash ajo e ka informuar Blinken për zhvillimet e fundit.

Po ashtu presidentja ka thënë se ajo e ka falënderuar Sekretarin e Shtetit për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajon.

“E kënaqur që u takova me Sekretarin Blinken në pritjen e mbrëmshme të organizuar nga Presidenti Biden. E informova atë për zhvillimet e fundit që nga takimi ynë i fundit dhe e falënderova për angazhimin e tij të vazhdueshëm për paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë që Osmani është takuar dhe është fotografuar edhe me presidentin e SHBA’së, Joe Biden. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë