Loading…

Osmani tregon për dallimet që kanë me Thaçin: E fton t’i unifikojnë qëndrimet me mençuri

  • 18/02/2020 | 13:20

Osmani tregon për dallimet që kanë me Thaçin: E fton t’i unifikojnë qëndrimet me mençuri

Kryeparlamentarja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka folur para mediave menjëherë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku tha se në këtë mbledhje është diskutuar për disa tema, transmeton Gazeta Metro.


Ajo që pati theks më të veçantë në deklaratën e saj, ishte ftesa që i bëri Presidentit Hashim Thaçi, për t’i unifikuar qëndrimet me mençuri, duke thënë se dallimet e saj me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si ndryshimi i kufijve.

“Sa i përket unifikimit të qëndrimeve në politikën e jashtme, kjo është obligim politik dhe kushtetues i të gjitha institucioneve të vendit, natyrisht se Kuvendi ka një rol kyç. Ndërtimi i politikës së jashtme bëhet nga qeveria bashkëpunim me Kuvendin, kurse konsultimi bëhet me presidentin e vendit. Kosova ka sfida të jashtëzakonshme në politiken e jashtme, jo vetëm te dialogu po edhe fushata ilegale nga Serbia për tërheqje të njohjeve. Të flasim të gjithë me një zë, është tejet e rëndësishme për suksesin e Kosovës, edhe Kuvendi iu bën thirrje të gjithë akterëve politikë në vend që të ketë unifikim sa më të madh”.

“Sa i përket pjesëmarrjes së djeshme, ka qenë agjendë shtetërore e koordinuar në tërësi nga protokolli i shtetit, asnjë nga këto organizime nuk kanë qenë private, të thuhet një pritje shtetërore nën patronatin e kuvendit është diçka e tij është sikur të thuhet se seanca në Kuvend ishte e imja.

Dallimet tona me presidentin kanë qenë për çështje të caktuara si ndryshimi i kufijve. Ato dallime akoma qëndrojnë, unë e kam theksuar dje se është obligim i secilit përfaqësues që të mbrojë secilën pëllëmbë të Kosovës, të mbrojë integritetin territorial, shpresoj që në këtë temë, tash e tutje me mençuri t’i unifikojmë qëndrimet. Dallimet politike ndodhin çdo kund, sfidat e Kosovës janë tejet të mëdha, në fushën e politikës së jashtme Kosova ka pasur sukses vetëm atëherë kur është punuar bashkë”, ka deklaruar ajo.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, Osmani ishte e pranishme në pritjen shtetërore të organizuar nga Presidenti Hashim Thaçi, në Katedralen “Nënë Tereza”, për përvjetorin e 12 të Pavarësisë së Kosovës, ku edhe ishte takimi i parë i saj me Thaçin pas zëvendësimit të fotografisë së tij me atë të ish-Presidentit Rugova që e bëri Osmani në ditën e parë të punës me detyrën e re. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë