Loading…

Osmani tregon se me kë u takua në ditën e katërt të qëndrimit në SHBA

  • 24/09/2021 | 15:27

Osmani tregon se me kë u takua në ditën e katërt të qëndrimit në SHBA

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë një përmbledhje të ditës së katërt të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ajo ka thënë se është takuar me kryeministrin e Luksemburgut, kryediplomatin hungarez dhe ambasadorin Frank Visner.

“Takova kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bettel, i cili na e rikonfirmoi mbështetjen e Luksemburgut për liberalizimin e vizave dhe për perspektivën evropiane të vendit tonë. Me ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Peter Szijjarto biseduam për thellimin e bashkëpunimit. Çmuam raportet e mira ndërmjet dy vendeve dhe theksuam se lidhjet mes popujve tanë janë të hershme dhe përkojnë me synimet e popujve tanë për t’i mbrojtur dhe promovuar vlerat evropiane. Po ashtu dje takova ambasadorin Frank Visner, të cilin e falënderova për kontributin e tij për Kosovën, si dhe shkëmbyem ide për përparimin e mëtejmë të vendit tonë”.

Shefja e shtetit tha se në New York u takua edhe me homologët e saj nga Mali i Zi dhe Bosnja, derisa në mbrëmje ka takuar shqiptarët që jetojnë në SHBA, njofton Klankosova.tv.

“Më pas takova presidentin e Malit të Zi, Millo Gjukanoviq dhe kryesuesin e Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës, Zhelko Komshiq, me të cilët biseduam për të ardhmen e përbashkët evropiane të shteteve tona dhe sfidat me të cilat po përballet rajoni. Poashtu u takova më Përfaqësuesen Speciale të Kombeve të Bashkuara për çështje të gjenocidit”.

“Në mbrëmje u takuam me mërgatën tonë. Mërgata ishte pjesë përbërëse e jetësimit të ëndrrës për shtetin. Sot ajo është pjesë po kaq e rëndësishme e konsolidimit të tij. Gjithnjë mirënjohëse për përkushtimin e tyre ndaj vendit”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]azetametro.net
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë