Loading…

Osmani udhëton sot në Mal të Zi, takohet me presidentin Djukanovic

  • 07/02/2023 | 08:28

Osmani udhëton sot në Mal të Zi, takohet me presidentin Djukanovic

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të Malit të Zi, Milo Djukanovic, më 7 dhe 8 shkurt do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Mal të Zi.


Presidentja Osmani sot do të pritet nga presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, me nderimet më të larta shtetërore.

Pas takimeve me delegacionet, presidenti Gjukanoviq dhe presidentja Osmani, do të do të flasin për media.

Në të njëjtën ditë, Presidenti i Malit të Zi dhe Presidentja e Republikës së Kosovës do të marrin pjesë në panelin presidencial “Zhvillimi i ngjarjeve në Ballkanin Perëndimor: Sfidat për paqen dhe stabilitetin në dritën e krizës rajonale dhe globale”, organizuar nga Lëvizja Evropiane në Mal të Zi, raporton RTK.

“Në vazhdim të vizitës, presidenti Gjukanoviq do të shtrojë një darkë zyrtare në Podgoricë për nder të mysafirës, ku do të marrin pjesë liderët e partive politike shqiptare në Mal të Zi”, njofton Zyra e Presidencës së Malit të Zi.

Në ditën e dytë të vizitës, Presidentja e Republikës së Kosovës do të vizitojë komunën e Tuzit dhe Ulqinit.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë