Loading…

Osmani zmbrapset para SHBA dhe BE: Veprimet e policisë në Veri janë legjitime, por varen njëkohësisht nga koordinimi me aleatët

  • 26/05/2023 | 19:40

Osmani zmbrapset para SHBA dhe BE: Veprimet e policisë në Veri janë legjitime, por varen njëkohësisht nga koordinimi me aleatët

Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka shkruar një porosi në rrjete sociale pak minuta pas reagimeve të ashpra të SHBA’së dhe BE’së ku vlerëson se veprimet e policisë së Kosovës në Veri janë legjitime por i shtoi një por argumenteve të saj, shkruan Gazeta Metro.


Presidentja Osmani mbrojti qëndrimet e autoriteteve kosovare si legjitime pas zgjedhjeve megjithëse shtoi se po luftohen bandat kriminale të Vucic në Veri duke nënvizuar edhe ligjet.

“Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm, ndaj mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe me ligj. (Neni 2 i Kushtetutës). Veprimet e Policisë së Kosovës ndaj strukturave ilegale e bandave kriminale të Vuçiqit janë legjitime, në realizim të detyrave të tyre kushtetuese dhe në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pa dallim.”

Në paragrafin e fundit vendoset një ngurrim në mesazh që duhet të ketë koordinim duke e lënë të nënkuptohet se nuk ka pasur për aksionin por edhe një kritikë për partnerin politik, kryeministrin Kurti.

“Qëndrueshmëria, jetëgjatësia dhe suksesi i këtyre veprimeve varen njëkohësisht edhe nga koordinimi me aleatët që ishin dhe mbeten garantues të sovranitetit dhe pavarësisë sonë”./gazetametro.net

Sekretari Blinken: SHBA dënon ashpër dhunën e Qeverisë, kryeministri Kurti të ndalë masat menjëherë dhe t’i kthehet dialogut

BE dënon ashpër dhunën në Veri: S’pranojmë më veprime provokuese të njëanshme

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë