Loading…

OVL e UÇK’së ndjehet përgjegjëse për ndalimin e Ramush Haradinajt

  • 06/01/2017 | 19:03

OVL e UÇK’së ndjehet përgjegjëse për ndalimin e Ramush Haradinajt

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK’së përmes një njoftimi thonë se ndjehet përgjegjëse për ndalimin e komandantit Ramush Haradinaj, sepse nuk kanë kërkuar që çdo serbi që ka bërë krime në Kosovë, t’i ngrihet padi penale dhe të shpallet në kërkim ndërkombëtar.


“Ne, Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, ndihemi përgjegjës për këtë që ka ndodhur me komandantin Ramush Haradinaj, njëkohësisht njëri nga udhëheqësit kryesor të politikës së shtetit të Kosovës, sepse nuk kemi kërkuar që çdo serbi që ka bërë krime në Kosovë, t’i ngrihet padi penale dhe të shpallet në kërkim ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e OVL-UÇK-së, përcjell ksp. “Këta janë me qindra e ndoshta mijëra. Dëshmitarë për ta janë gjithë qytetarët e Kosovës, që janë masakruar prej tyre dhe gjithë familjarët e të vrarëve”, thuhet më tej në njoftim.

Në komunikatë, kjo organizatë thotë po ashtu se “ne, nga ky rast mësuam dhe duke kërkuar falje për mosveprimin e derisotëm, do të fillojmë menjëherë të përpilojmë dosjet përkatëse për akuzë”.

“I bëjmë thirrje Kuvendit të Kosovës, Presidentit e Qeverisë, të bëhen pjesë me ne, në unanimitet t’i tregojmë publikisht Serbisë kriminale përmasat e krimit që ka kryer në Kosovë. Çdo politikan apo shtetar që nuk vepron të paktën tani, nuk e vlen të ketë besimin e popullit”, thuhet në njoftim. “Publikisht dihet që në Kosovë në vitin 1998 kanë hyrë 63 mijë armë për të armatosur qytetarët serb të Kosovës. Ato armë janë përdorur prej tyre kundër shqiptarëve. Kjo sa shënohet, është vetëm për kriminelët civil. Kur flasim për ushtarakët(ushtri e polici) është llogari në vete”, thuhet më tej aty.

I kërkojmë Kuvendit të Kosovës, të mblidhet me seriozitet në seancë të veçantë, për ta mbështetur dhe avansuar këtë nismë tonën, thuhet në fund të komunikatës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë