Loading…

OVL e UÇK’së paralajmëron protesta ndaj Gjykatës Speciale

  • 23/01/2020 | 15:47

OVL e UÇK’së paralajmëron protesta ndaj Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale e ka nisur me vrull punën në vitin që sapo hymë. Vetëm brenda 20 ditësh, kjo Gjykatë ka ftuar për intervistim 10 ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).


Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, në një intervistë për Ekonomia Online, tha se për ta Gjykata Speciale vazhdon të mbetet e papranueshme dhe e padrejtë.

Ai nuk ka përjashtuar mundësinë e protestave për të treguar se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe nuk ka të bëjë asgjë me atë se për çfarë po akuzohen pjesëtarët e saj.

“Është e vërtetë që Gjykata Speciale edhe këtë vit ka filluar me një ritëm shumë të madh të ftesave. Deri më tash ka dërguar 10 ftesa, që i ka ftuar 10 veteranë të Ushtrisë çlirimtare të Kosovës, prej tyre janë 4 të dyshuar dhe 6 në cilësinë e dëshmitarit. Për ne gjithmonë ka qenë e papranueshme dhe është e papranueshme dhe arsyeja është se është gjykatë e njëanshme, e padrejtë në këtë aspekt, kështu që për ne tash jemi bërë edhe si njëjtë me këto ftesa nga gjykata. Por ne kategorish jemi kundër tyre që UÇK ka qenë një luftë e drejt që e kemi bërë në vendin tonë, por përkundrazi ne e kemi larguar ushtrinë serbe nga Kosova’’.

‘’Nuk përjashtohet mundësi e protestave, varësisht prej situatës që flitet gjithmonë për politikat, tashmë edhe qeveria nuk është formuar ende. Ne i përcjellin zhvillimet politike dhe nuk do të dalim vetëm sa për sy e faqe në protestë por do të ju tregojmë ndërkombëtarëve se UÇK, nuk ka bërë krime dhe nuk jemi kundër drejtësisë, se në këtë vend ka pasur shumë padrejtësi dhe ne kemi  luftuar padrejtësitë në vend’’, tha ai.

Gucati tha se gjykata vendëse por edhe ajo e Hagës e ka nxjerr UÇK-në fitimtare dhe kjo përpjekje e sërishme është e panevojshme dhe si e tillë po lëndon shumë njerëz në Kosovë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë