Loading…

OVL-UÇK reagon ndaj Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit: Qasje e papranueshme

  • 09/04/2026 | 08:16

OVL-UÇK reagon ndaj Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Kuvendit: Qasje e papranueshme

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së shprehi pakënaqësi ndaj mënyrës se si Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë i janë përgjigjur Rezolutës së Kuvendi i Kosovës lidhur me ish-drejtuesit e UÇK-së, transmeton Gazeta Metro.


Në reagimin e saj, kjo organizatë vlerëson se përgjigjja nuk duhet parë si një procedurë rutinë, duke e cilësuar trajtimin e dokumentit si të papërshtatshëm ndaj institucionit që ka vendosur për krijimin e kësaj gjykate.

“Reduktimi i kësaj rezolute në një njoftim administrativ, pa reflektim të dukshëm në përmbajtje, përbën një qasje të papranueshme ndaj institucionit që vetë ka themeluar këtë gjykatë. Kujtojmë se Dhomat e Specializuara burojnë nga vendimmarrja e Kuvendit të Kosovës dhe, si të tilla, nuk mund të sillen sikur janë të shkëputura nga vullneti politik dhe sovran i tij. Një përgjigje që në thelb përkthehet si ‘e kemi marrë në dijeni, por veprojmë sipas tonës’ është jo vetëm zhgënjyese, por edhe e dëmshme për besimin në drejtësi”, tha OVL-UÇK.

Veteranët theksuan se lufta e UÇK-së ishte e drejtë dhe e nevojshme për çlirim, duke shtuar se drejtuesit e saj duhet të trajtohen me respekt dhe barazi.

Organizata kërkoi që dokumenti i miratuar nga Kuvendi të merret seriozisht dhe të ndikojë në vendimmarrje konkrete.

“Respektimi i sovranitetit dhe i institucioneve të Kosovës nuk është opsion, por detyrim”, përfundoi OVL-UÇK.

Ndërkohë, sipas raportimit të Nacionale, kryetarja e Dhomave, Ekaterina Trendafilova, ka konfirmuar pranimin e dokumentit, duke theksuar se baza ligjore e këtij institucioni garanton standarde ndërkombëtare për gjykim të drejtë dhe pavarësi./gazetametro.net

Specialja pranon Rezolutën e Kuvendit, Trendafilova i shkruan Haxhiut

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë