Kombëtarja e Kosovës në futboll është nisur për në Izrael, ku do ta zhvillojë ndeshjen e parë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Europian ‘Euro 2024’, transmeton Gazeta Metro.
Të shtunën me fillim nga ora 18:00 ‘Dardanët’ do të përballen ndaj Izraelit në Tel-Aviv.
Ndërkaq, tani faqja zyrtare e FFK’së në Instagram ka publikuar video nga momenti kur futbollistët marrin rrugën për në Izrael.
Siç dihet ata kësaj radhe do të udhëtojnë pa kryetarin e FFK’së, Agim Ademi, i cili duhet të qëndrojë në shtëpi për shkak se i është caktuar masa e arrestit shtëpiak me kohëzgjatje prej 30 ditëve.
Ndryshe, Kosova pas Izraelit të martën pret në ‘Fadil Vokrri’ Andorrën. /gazetametro.net
View this post on Instagram