LDK u kap në befasi kur presidenti Hashim Thaçi pa u koordinu fare me kryeministrin Isa Mustafa dhe ministrin e FSK’së nga LDK Haki Demolli inicioi projektligjin për shndërrimin e FSK’së në ushtri. Kjo parti u hesht, dhe nuk reagoi deri sot, kur reagoi Ambasada Amerikane në Prishtinë.
Nënkryetari i LDK-së, Haki Rugova ka thënë se LDK nuk e mbështet formimin e ushtrisë pa përkrahjen e SHBA-vë dhe të NATO-s.
“Ushtri pa Amerikën dhe BE-në nuk mundemi me bo. Ushtria nuk formohet pa përkrahjen e këtyre. Ushtrinë nuk mund ta bëjnë as PDK e as LDK, por atë e bëjnë institucionet e Kosovës në bashkëpunim me Amerikën dhe vendet e BE-së”, ka thënë Rugova për ‘Indeksonline’.
Tutje, Veliu thotë se LDK e pati bërë ushtrinë në fillim të viteve 90.
“Unë nuk dua ta fus fitilin brenda shtëpisë tonë, mirëpo ushtri Kosova nuk mund të bëjë pa LDK-në, pa Amerikën dhe BE-në.
Ndryshe, Kryesia e Kuvendit e ka proceduar sot në Qeveri projektligjin për FSK-në.
Pas këtij veprimi ka reaguar menjëherë ambasada e SHBA-vë në Prishtinë, e cila ka thënë se transformimin e FSK-së në ushtri e mbështete vetëm nëse bëhet nëpërmjet ndryshimeve kushtetuese.
Qëndrim të ngjashëm ka dhënë edhe Sekretari i NATO-s, Jens Stoltenberg.