Loading…

Pa kaluar një muaj ‘MyWings’, anulon linjën në mes të Zagrebit dhe Prishtinës

  • 08/01/2022 | 16:22

Pa kaluar një muaj ‘MyWings’, anulon linjën në mes të Zagrebit dhe Prishtinës

Linja ajrore Prishtinë-Zagreb e cila u prezantua disa ditë më parë, por pa kaluar një muaj, një nga operuesit e fluturimit, “My Wings” ka anuluar linjën, përcjellë Gazeta Metro.


Më 15 dhjetor 2021, kompania e fluturimeve MyWings, prezantoi një linjë të rregullt midis Zagrebit dhe Prishtinës, në bashkëpunim me dy linja ajrore kroate, Trade Air dhe Croatia Airlines. Por kjo linjë do të anulohet së shpejti, ka bërë të ditur faqja e aviacioni kroat.

Linja e rregullt ndërmjet Prishtinës dhe Zagrebit është futur më 15 dhjetor, më pak se një muaj më parë dhe janë paralajmëruar tre fluturime në javë. Menjëherë pas vendosjes së operimeve, fluturimet janë anuluar të hënën, ndërsa të tjerat do të anulohen së shpejti.

Kjo kompani e fluturimeve ka tërhequr biletat në këtë linjë pas datës 2 shkurt 2022. Deri në atë datë fluturimet duhet të kryhen rregullisht, dy herë në javë, të mërkurën dhe të shtunën, dhe pas kësaj date nuk do të ketë më fluturime direkte ndërmjet dy vendeve.

“Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, qe do tё filloj nga data 13 dhjetor 2021 çdo tё hёnё, tё mёrkure dhe tё shtune me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё ora 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10”, thuhet në njoftim të aeroportit të Prishtinës.

Duhet theksuar se në këtë inaugurim të kësaj linjë të pranishëm ishin përfaqësues të Qeverisë së Kosovës dhe Kroacisë, të cilët rihapjen e linjës ajrore e cilësujan si të rëndësishme në fuqizimin e marrëdhënieve miqësore mes dy vendeve.

Zëvendësministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Hysen Durmishi,  e konsideronte rihapjen e linjës Prishtinë-Zagreb do të ketë impakt edhe në rrafshin ekonomik.

Është e çuditshme se si për kaq pak kohë ka dështuar kjo linjë ajrore mes Prishtinës dhe Zagrebit./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë