Loading…

‘Pa kapela e uniforma’: Të premten diplomojnë kadetët e rinj të policisë

  • 04/11/2026 | 21:10

‘Pa kapela e uniforma’: Të premten diplomojnë kadetët e rinj të policisë

Ceremonia e diplomimit të 412 kadetëve të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës pritet të mbahet të premten, më 6 nëntor në orën 16:00.


Kështu mëson nga burimet Klan Kosova.

Ndërkaq, sipas një raportimi të VOX Kosovës të 2 nëntorit, për shkak të mungesës së kapelave, zyrtarëve policorë u është kërkuar që t’i huazojnë ato për kadetët, në mënyrë që të përdoren gjatë ceremonisë.

Diplomimi fillimisht ishte paraparë të mbahej më 30 tetor, por ishte shtyrë për shkak të mungesës së uniformave dhe pajisjeve të nevojshme.

Trajnimi i 412 kadetëve të kësaj gjenerate kishte nisur më 27 prill në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike.

Ndërkaq, problemet me furnizimin me uniforma dhe pajisje janë ngritur vazhdimisht edhe nga Sindikata e Policisë së Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë